Siç e dini iCloud ka dalur nga faza beta dhe tani është i disponueshëm për të gjithë ato që kanë një Apple ID. Në këtë artikull do ju shpjegojmë se si të aktivizoni iCloud dhe si të impostoni të gjitha funksionet e tij! iCloud është i diponueshëm për shkarkim falas për të gjithë përdoruesit e iPhone, iPad dhe iPod touch që kanë të instaluar iOS 5 ose një Mac me OS X Lion me një Apple ID të vlefshëm.

iCloud përfshinë 5GB hapësirë falas për eMail, Dokumenta, Storage e Backup. Ndërsa muzika e blerë në iTunes, spektaklet televizive, aplikacionet, librat e fotot nuk janë pjesë e këtij limiti. iTunes Match do të jetë i disponueshëm duke filluar nga Shtetet e Bashkuar për  $24.99 në vit. Përdorimi i iCloud me një kompjuter kërkon Windows Vista ose Windows 7; Outlook 2010 ose 2007 është i rekomanduar për kontaktet dhe kalendarin. Për të rritur hapësirën në iCloud duhet të paguani $20 në vit pëe 10GB, $40 në vit për 20GB dhe $100 në vit për 50GB.

Për të lidhur me iCloud ju mjafton të shkoni tek kjo adresë: https://www.icloud.com/ dhe të fusni të dhënat tuaja të iTunes Store. Pasi të jeni lidhur, herën e parë që të hyni në iCloud duhet të zgjidhni gjuhën dhe orën, përveçse të zgjidhni një imazhë për profilin tuaj.

Pasi të keni bërë këto hapa, mund të lidheni më në fund me iCloud. Në plan të parë mund të manaxhoni emailin, kontaktet, kalendarin, Find my iPhone dhe iWork, ndërsa funksionet e tjera do të jenë aktive vetëm pasi të keni instaluar iOS 5 në iPhone ose iPad.

Për të aktivizuar këto funksione në iPhone ose iPad, shkoni tek Settings/iCloud dhe seleksiononi të gjitha ato që dëshironi të sinkronizoni online si Posta, Kontaktet, Kalendari, Të preferuarat, Note, Streaming Foto, Dokomenta etj...

Këto janë të gjitha funksionet kryesore të iCloud:

iTunes in the Cloud mund të shkarkohen në mënyrë automatike të gjitha këngët e blera në iTunes në të gjitha pajisjet: prsh mund të bleni një këngë në iPad dhe ta dëgjoni atë direkt në iPhone, pa pasur nevojë të bëni sinkronizim. Me qënë se iCloud ruan kronologjinë e blerjeve në iTunes, mund të konsultoni të gjitha blerjet tuaja pavarësisht nga pajisja që keni përdorur, dhe duke qënë se materialet janë tuajat mund ti shikoni në të gjitha pajisjet dhe të shtypni ikonën iCloud për ti arkivuar dhe për ti parë më vonë.  (duhet të aktivizoni downloaded automatike tek Settings/Store).

Documents in the Cloud, një tjetër shërbim i iCloud, ku mund të konsultoni dokumentet tuaja në pajisje të ndryshme, në mënyrë automatike. Nëse prsh krijoni një dokument në Pages në iPad, dokumenti dërgohet automatiksht në iCloud. Kur përdorni pages në një pajisje tjetër iOS, mund të hapni të njëjtin dokument, me ndryshimet më të reja, dhe të vazhdoni ta lexoni dhe modifikoni aty ku e kishit lënë. Aplikacionet iWork të Apple për iOS (Pages, Numbers e Keynote) punojnë në një sintoni perfekte me iCloud. (aktive vetëm në iOS 5).

iCloud lejon gjithashtu të konsultoni kronologjinë e blerjeve në App Store e iBookstore, dhe të shkarkoni aplikacionet dhe librat që keni blerë në të gjitha pajisjet dhe në çdo moment. Ju mjafton të klikoni tek ikona iCloud dhe të shkarkoni aplikacionet dhe librat e blerë me anë të një pajisjeje iOS, pa asnjë kosto shtesë. (aktive që tani).

iCloud Backup krijon një  backup automatik dhe të sigurtë të informacionve më të rëndësishme në iCloud, çdo ditë dhe duke përdorur Wi-Fi, sa herë që lidhni pajisjen tuaj iOS me karikuesin. Njëherë që jeni lidhur, të gjitha të dhënat shpëtohen me shpejtësi.  iCloud Backup merret me backup-in e fotove dhe të videove që keni në pajisjen tuaj, impostacionet e ndryshme, të dhënat e aplikacioneve, skermatën Home dhe organizimin e ikonave, mesazhet dhe zilet.  iCloud Backup është i nevojshëm edhe për të bërë restore të pajisjes tuaj iOS ose për të konfiguruar një të ri. Për të aktivizuar këtë opsion duhet të shkoni tek Settings/iCloud, seleksiononi Archive e backup dhe seleksiononi “Backup di iCloud. Ky opsion disaktivizon backup-et automatike nga iTunes në Pc ose Mac, duke e dërguar atë backup vetëm në iCloud. (aktive vetëm në iOS 5).

Kontakte, Kalendari dhe Email, për të ndarë kalendarin me miqtë dhe familjarët, ndërsa account-in email pa publicitete. Posta në hyrje dhe ospionet e tjera janë gjithmonë të përditësuara në pajisjet iOS dhe në kompjuter, dhe me iCloud.com mund të lidhemi me Email, Kontekte, Kalendari, Find my iPhone dhe dokumentat iWork direkt nga interneti. (aktive vetëm me iOS 5).

Find my iPhone është një aplikacion i domosdoshëm për të gjetur një pajisje të humbur. Mjafton të përdorni këtë aplikacion falas nga një pajisje tjetër ose të regjistroheni në iCloud.com nga një kompjuter tjetër për të parë iPhone, iPad ose iPod touch-in e humbur në një hartë, të lini një mesazh në ekran dhe bllokoni atë. Find my iPhone tani ju lejon të gjeni edhe një Mac të humbur që ka të instaluar OS X Lion. (aktive që tani)

Ky është edhe artikulli i detajuar nga iPhone Albani. Për probleme ose më shumë informacion, mos hezitoni të na kontaktoni ose të lini një koment poshtë artikullit.

0 komente:

Post a Comment