Google ka përditësuar akoma edhe një herë tjetër versionin mobile të Gmail, duke shtuar një funksion mjaft të rëndësishëm siç është maenaxhimi i më shumë accounteve Gmail direkt nga Safari Mobile.

Duke filluar nga sot, webapp i Gmail do të ketë këtë funksion të ri, gjithashtu është krijuar edhe një URL i veçantë për çdo account, në mënyrë që të kalojmë nga njëri tek tjetri vetëm me një prekje. Për tu futur tek një adresë tjetër emaili, mjafton të shkoni në fund të faqes dhe të klikoni aty ku thuhet "Hyni me një account tjetër" dhe fusni të dhënat. Pasi të keni aktivizuar të gjithë accountet, mund të kaloni nga njëri tek tjetri nga menuja.

Ju kujtojmë që adresa e versionit mobile të gmail është mail.google.com.

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment