Në këtë artikull do të flasim për problemin që shumë lexues tanë kanë hasur kur kanë dashur të bëjnë "downgrade" të versionit të iOS. Ky problem lindi kur Apple lëshoi për sharkim versionin iOS 4.3.4 e sipër. Shumë vetë që kanë tentuar të rikthehen tek iOS i vjetër, pasi kanë ndjekur proçedurat e duhura janë hasur me problemin e ciklit të pafundë të mbetjes në Recovery Mode të iDevice.


Nga ana tjetër dihet që për iOS 4.3.3 ekziston dhe mënyra e Jailbreak Me.
Se çfarë është Jailbreak Me mund të konsultoni këtë artikull. Për të zgjidhur problemin me ciklin në Recovery Mode, në fillim ju këshillojmë të shikoni videon e mëposhtëme e cila është realizuar nga stafi i iDownloadBlog:



Më poshtë po ju tregojmë dhe proçedurën që duhet të ndiqni. Duhet të kini kujdes të bëni  çdo hap me ngadalë dhe siç shkruhet më poshtë:


1- Futni iDevice në mënyrën e funksionimit DFU. Për tu futur në DFU mbajmë të shtypur njëkohësisht butonin HOME dhe ON/OFF për 10 sekonda. Pastaj sapo të kalojnë 10 sekonda lëshojmë vetëm tastin ON/OFF dhe vazhdojmë të mbajmë shtypur për 20 sekonda të tjera tastin HOME. Pastaj do të shikojmë që ekrani nxihet dhe iTunes e njeh iPhone si "unknown device" dhe ju pyet nqs doni ti bëni "Backup". Ju injorojeni këtë gjë.


2- Më pas hapni "Tiny Umbrella" dhe aktivizoni mënyrën TSS Server.(Mund ta shkarkoni nga ketu) Në qoftë se iTunes është hapur do të mbyllet.


3- Pasi kemi zbatuar pikën 2 me kujdes, programi iTunes duhet të jetë i mbyllur. E hapim përsëri programin iTunes i cili do të na lokalizojë iPhone në mënyrën e funksionimit Recovery Mode dhe do tju pyesi për të riinstaluar sistemin iOS nga fillimi. Konfirmojmë për të vazhduar riinstalimin duke mbajtur shtypur në të njëjtën kohë tastin OPTION/ALT në qoftë se po përdorim Mac OSX ose tastin SHIFT në qoftë se jemi në sistemin operativ Windows. Në tabelën që na hapet i japim si argument file-in *.ipsw të iOS 4.3.3 që duhet ta kemi shkarkuar përpara. (Kujtojmë që për të kryer këto hapa duhet ta keni ruajtur  Çertifikatën SHSH tek serverat e Cydia-s me Tiny Umbrella ose direkt nga Cydia).


4- Konfirmoni operacionin dhe vazhdoni me riinstalimin. Në qoftë se iTunes do t'ju nxjerri "Error 1" atëherë instalimi ka mbaruar dhe ju mund ta injoroni këtë mesazh të iTunes. Ky mesazh error vjen si pasojë e serverit TSS të Tiny Umbrella.


5- Pasi kryeni këtë operacion iPhone do të ndizet dhe në sfond do të dalë shenja e kavos USB që ju lajmëron ta lidhni me iTunes. Në qoftë se provoni ta fikni ose ta ristartoni iDevice-n nuk do të keni asnjë rrezultat. Aparati do të hyj në një cikël të pafundëm ku nuk mund të dilni dot. Pikërisht ky është problemi që kanë hasur të gjithë personat që kanë dashur të bëjnë Downgrade të iOS.


6- Shkarkojmë file-n Tiny Umbrella Fix Recovery për Mac ose Windows nga këtu.


7- Ekstraktojmë përmbatjen e file-it "fixrecovery.zip", klikojmë me tastin e djathtë mausit mbi file-in që sapo ekstraktuam pa e hapur atë, dhe zgjedhim opsionin " Open With..". Tek dritarja e këtij opsioni zgjedhim "Terminal" ose " Command Promt" si program për ta hapur file-in.


8- File-i "fixrecovery" që ekstraktuam do të ekzekutohet në terminal dhe iDevice jua do të ndizet në mënyrë normale dhe do të funksionojë pa asnjë problem. 
Ju rekomandojmë të ndiqni hapat pikër për pikë dhe me qetësi e durim. 


Mbi të gjitha duam t'ju rikujtojmë që kjo proçedurë mund të ndiqet vetëm nga ata që kan ruajtur çertifikatën SHSH tek serverat e Cydias


Në qoftë se nuk e keni ruajtur çertifikatën atëherë mos tentoni të bëni downgrade sepse nuk mundet ta bëni me këtë guidë. (iphonealbania)

2 comments: