Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm ku do ju ofrojmë programet më interesante në ofertë nga App Store, të përsgjedhura për ju nga iPhone Albania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zokonshmi në App Store. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme, 23 shtator 2011:

- Tiger Woods PGA Tour, nga 3.99€, falas
Kjo lojë mund të shkarkohet falas vetëm për pak orë. Ekziston për platformën iPhone dhe iPad.

- Ringtone Architect, nga 0.79€, falas.
Me këtë aplikacion mund të krijojmë Ringtone për iPhone direkt nga telefoni dhe me kohëzgjatje më të madhe se 40 sekonda. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store vetëm për platformën iPhone.

- Cross Fingers, nga 0.79€, falas.
Kjo lojë "puzzle" mund të shkarkohet falas për ditën e sotme. Lojë mjaft impenjative dhe me shumë nivele. Mund të shkarkohet për iPhone dhe për iPad.

- RGB Sound, nga 0.79€, falas.
Ky aplikacion ju lejon, duke prekur tastet me ngjyra në sfond, të krijoni muzikë elektronike me shumë efekte dhe loop pa fund. Sot mund ta shkarkoni falas dhe për një kohë të limituar. Mund ta shkarkoni për platformën iPhone dhe iPad.

- Zombies: The Last Stand, nga 1.59€, falas.
Lojë me aksion dhe horror, dhe sot mund ta shkarkoni falas për iPhone dhe iPad.

- MeerNotes, nga 1.59€, falas.
Ky aplikacion mund të shkarkohet falas për një kohë të limituar dhe vetëm për platformën iPad. Shërben për të ruajtur shënime në mënyrë komplet ndryshe nga blloqet e shënimeve elektronik të zakonshëm.


- X Invasion 2: Extreme Combat, nga 2.39€, falas.
Kjo lojë sot mund të shkarkohet falas nga App Store. Është një lojë me aviona me ambjent grafik 3D. Ekziston vetëm për platformën iPhone.


- Safety Photo+, nga 0.79€, falas
Ky aplikacion shërben për ti vënë Password folder-it ku mbani fotot personale. Sot mund ta shkarkoni falas. Ekziston vetëm për iPhone.
Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkakuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojë në orët e ardhshme

0 komente:

Post a Comment