BiteSMS është një aplikacion i krijuar nga stafi i Cydia. Versioni i fundit i lëshuar nga autorët e këtij programi, është "BiteSMS 5.3" që përshtatet shumë mire me iOS 4.x. Ky aplikacion përveç mundësive që i jep përdoruesit gjatë shkrimit të një sms-je, jep dhe mundësinë për të dërguar sms me kosto shumë të ulët.

Kjo do të thotë që në qoftë se duam të dërgojmë sms me anën e serverave të BiteSMS kostoja për 1 sms është shumë më e ulët se ajo e operatorit. Për të cuar sms nëpërmjet BiteSMS, duhet të blejmë kredit nga Cydia. Inovacionet që gjejmë tek versioni 5.3 janë të shumta.
Ndryshimet që do gjëjmë me versionet më të vjetra të këtij programi janë:
- Në menunë e "Reply", mund të shikohen fotografitë e MMS-ve
- Po në menunë e "Replay" mund të shikojmë sms në "fullscreen"
- Në nivel të përgjithshëm është përmisuar i gjithë proçesi i përgjigjes së shpejtë
- Është shtuar opsioni për ti çuar automatikisht sms një numri tjeter nga numri që na ka dërguar sms
- Është shtuar opsioni "Alert Reply"
- Mundësisa për të hapur listën e të gjitha komunikimeve me sms (Open to List), kur prekim ikonën e aplikacionit, në rast se duam ta hapim.
- Është shtuar mudësia "AutoShow Recents" në përgjigjen e shpejtë
- Është shtuar mundësia "Mark as Read"gjatë kompozimit të shpejtë të sms-ve
- Tani BiteSMS suporton dhe mundësinë "Large Text" të iOS
-Është shtuar mundësia për të bërë "Copy/Paste" të numrit që duam ti dërgojmë sms, gjatë kompozimit të shpejtë
- Mundësia për të dërguar SMS nëpërmjet terminalit virtual nëpër mjet komandës " /Applications/biteSMS.app/biteSMS -send [-carrier|-bite] to_address text_msg ", për të apasionuarit e terminalit Unix-Like
Këto janë të rejat kryesore. Për më tepër ju ftojmë ta instaloni nga Cydia, falas, dhe më pas, në qoftë se doni të blini kredit për të cuar sms me kosto të ulët, mund ta blini direkt nga Cydia.

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment