Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm ku do t'ju ofrojmë programet më interesante që janë në ofertë nga App Store, të përgjedhura për ju nga iPhone Albania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zokonshmi në App Store. Ja dhe lista e të gjitha aplikacioneve që janë të skontuara për ditën e sotme.

BattleStar Commander,  Falas nga 2,99 €
Galaktikat e kolonizuara nuk janë më të mjaftueshme për racën njerëzore. Nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme ose ushqim të mjaftueshëm, toka është bërë djerrë dhe sterile, dhe dielli po vdes. Raca njerëzore duket e destinuar që të zhduket. Por më në fund, pas disa viteve hulumtimi, astronomët kanë identifikuar një galaktikë të banueshme. Vetëm një strateg i pamëshirshëm, një shef ushtarak do të mund të çojë flotën në këto hapësira të reja dhe të pastrojë popullin e saj të pakëndshëm. Sepse ju jeni një pushtues.


Elevator Zombies Falas nga 1,59 €
Të ndihmojmë Tedin të gjejë një të dashur, duke evituar zombit.


Battle for Cydonia Falas nga 1,59 €
Jemi në planetin Mars dhe duhet të mbrojmë pjesën tonë nga armiku.

Cmimet e të gjitha aplikacioneve që ne postojmë në rubrikën e përditshme "Aplikacione në ofertë" i referohen datës që janë postuar. Nqs ju shkarkoni këto aplikacione në ndonjë ditë tjetër, çmimet mund të variojnë. 

0 komente:

Post a Comment