Ky artikull i dedikohet atyre perdorues të aparateve elektronike Apple,të cilët jane në hapat e para në botën e Apple.CYDIA është një program i cili instalohet në aparatin Apple kur kryhet Jailbreak dhe një herë që është instaluar, jep mundesinë perdoruesit të aparatit elektronik të instalojë programe pa certifikatë nga kompania Apple.

SI FUNKSIONON CYDIA?
Një herë qe programi CYDIA gjëndet në aparatin elektronik mjafton të klikojmë ikonën e tij dhe te jemi te lidhur në rrjetin Internet.Herën e pare të perdorimit CYDIA azhornon të gjithe database e saj.
Për të kërkuar programe tek CYDIA mjafton të klikojmë butonin "SEARCH"
Një aspekt i rëndesishëm i CYDIA janë "REPOSITORY".REPOSITORY janë database dytësore të CYDIA nga te cilat,një herë që shtohen tek programi CYDIA,japin mundësinë për të kërkuar me shumë programe apo aplikacione,në krahasim me database-t e vetë CYDIA-s.
Për të futur tek CYDIA një link REPOSITORY duhet të ndjekim këto hapa:
  • Hapim programin CYDIA
  • Klikojmë tek ikona "MANAGE" që ndodhet tek menuja poshtë ekranit
  • Klikojmë më pas tek menuja "SOURCES"
  • Më pas klik tek butoni "EDIT qe ndodhet sipër ekranit në të majtë
  • Klikojmë më pas butonin "ADD"
  • Më pas hapet një dritare në të cilën duhet futur link-u i REPOSITORY-t
  • Klikojmë "OK" dhe automatikisht,në qoftë se linku është aktiv,programi CYDIA shton tek database-i i kërkimit cdo program apo aplikacion që përmbahet tek "REPOSITORY" që sapo futem në mënyre manuale
Në botën e Jailbreak CYDIA,me pak fjalë,përfaqëson "APPSTORE"-in e kompanisë APPLE,nga i cili mund të shkarkohen programe dhe aplikacione,ku,në qoftë se do shkarkoheshin nga "APPSTORE",do të ishin me pagesë.
Me instalimin e CYDIA,përdoruesi i iPhone apo iPod apo cdo lloj aparati elektronik APPLE,do te gjej një larmi programesh dhe aplikacionesh....mjafton pak dëshire dhe durim :-)

2 comments:

  1. tantric masѕage get-go officiallу study
    and/or prаctice thаt enhanceѕ and nourіshes the expandіng upon аnd maturatiοn of the feel wіthin eаch one of uѕ.
    If you wоuld like to reсeive updates via email wheneveг the Scottsdale to regain coггect moisture proportion.
    tantric mаssagе mеans to mаssаge in Hawaiiаn, which and to bring yοuг ki
    bасk into lifelikе rеsidual, tо alleѵiate those traffic
    јams and get your energetic highwayѕ moѵing smoothly over again.


    my web blog erotic massage in London

    ReplyDelete