Apple ka njoftuar se sot më 15 Shtator do të organizojë një eveniment special ku pritet të prezantojë modelet e reja Apple Watch dhe një iPad të përditësuar. Që prej 2012-s Apple ka prezantuar çdo Shtator modelet e reja të iPhone. Por këtë vit sipas CFO së Apple Luca Mastri, iPhone-t e rinj do të vinë disa javë me vonesë për shkak të problemeve me zinxhirët e prodhimit për shkak të pandemisë Covid-19.

Deri tani spekulimet thonë se linja e re e iPhone do të prezantohet në Tetor prandaj me shumë gjasa evenimenti i sotëm i dedikohet iPad dhe Apple Watch. Megjithatë askush nuk është i sigurtë se çfarë kompania do të zbulojë më 15 Shtator. Mark Gurman i Bloomberg citon burimet e tij se iPhone nuk debuton deri në Tetor.

Të gjitha modelet e iPhone 12 pritet të kenë ekrane OLED dhe çipin A14 të Apple i ndërtuar mbi arkitekturën 5-nanometër. Së fundi ato vinë me teknologjinë 5G nëse duhet të besojmë spekulimeve disa mujore. /iPhoneAlbania

Një prej lojërave më popullore sot në botë Fortnite u përjashtua nga dyqanet e aplikacioneve Android dhe iOS, konkretisht Play Store dhe App Store ditën e Enjte. Dëbimi i Fortnite erdhi pasi zhvilluesi i lojës përmes një përditësimi implementoi sistemin e saj të pagesave për blerjet brenda aplikacioneve duke anashkaluar sistemet e të dy platformave.


Ishte Apple që dëboi lojën i pari nga App Store ndërsa Epic ju kundërpërgjigj me një padi. Të njëjtën gjë bëri edhe Google i cili po ashtu u padit nga Epic. Njësoj si Apple, Google kërkon që lojërat të përdorin sistemin e pagesave të Google Play për blerjet brenda aplikacioneve. Edhe pse rregullat janë më pak të shtrënguara në Google Play, kur bëhet fjalë për lojërat, Google nuk toleron aspak.


Sistemi i Google merr 30% të transaksionit, po aq sa edhe Apple. Megjithatë ju ende mund të vazhdoni me instalimin e Fortnite në Android përmes uebsajtit ose edhe përmes Galaxy Store në pajisjet Samsung. Në iPhone dhe iPad është i pamundur instalimi i lojës në momentin që dëbohet nga App Store. Me Google Epic ka pasur edhe përplasje të tjera në të kaluarën. Në Gusht të 2018-ës kompania tërhoqi Fortnite nga Google Play Store duke e ofruar në mënyrë direkt përmes Android.


Një gjë e tillë është e mundur sepse Google lejon instalimin nga burime të palëve të treta. 18 muaj më vonë Epic u dorëzua dhe riktheu Fortnite në Google Play Store por jo pa zhurmë duke vijuar me kritika në drejtim të motorit të kërkimit. Padia në drejtim të Apple thotë se kompania operon si monopol përmes App Store. 

Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka hyrë në klubin e miliarderëve, ndërkohë që aksionet e kompanisë vazhdojnë të rriten. Vlera në treg e Apple ka qenë në rritje pas rezultateve të mira dhe një ambienti të favorshëm për gjigantët e teknologjisë. Cook zotëron 847.969 aksione dhe ka fituar 125 milionë dollarë vitin e kaluar. Javën e shkuar, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckenberg, pa pasurinë e tij të arrinte 100 miliardë dollarët.


Kompanitë teknologjike, përfshirë Apple, Facebook dhe Amazon kanë parë përfitimet e tyre të rriten gjatë pandemisë së koronavirusit, pasi gjithnjë e më shumë njerëz kanë qëndruar online. Apple me qendër në “Silicon Valley”, është pranë një rekordi të ri, atë të të qenit e para kompani që do të vlerësohet në 2 trilionë dollarë. Dy vite më parë ajo u bë kompania e parë që vlerësohej në 1 trilionë dollarë.


Tim Cook mori drejtimin e Apple nga themeluesi Steve Jobs, nëntë vite më parë. Statusi i tij si miliarder bazohet në aksionet që ai zotëron dhe pagesat që ka marrë në Apple, të përllogaritura nga indeksi i miliarderëve i Bloomberg-ut. Në 2015-n ai tha se planifikonte ta jepte pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi dhe ka dhuruar në fakt aksione të Apple-it me vlerë miliona dollarë.


Zuckerbergu i Facebook ka bërë një premtim të ngjashëm për të dhuruar pjesën më të madhe të aksioneve të tij. Zuckerberg bashkë me shefin e Amazon, Jeff Bezos dhe atë të Tesla-s, Elon Musk, e kanë ngritur pasurinë e tyre nga aksionet e mëdha në kompanitë që kanë themeluar. Në krahasim, aksionet e Cook-ut në Apple janë minimale, në rreth 0.02 për qind.

Një nga funksionet më interesante të iOS 14 është edhe mundësia për të ndryshuar browser dhe aplikacionin e postës elektronike të përzgjedhur në default. Në versionet e mëparshme iOS, përdoruesit nuk kishin mundësi të zgjidhnin një aplikacion të caktuar dhe ta vendosnin si funksion parësor.
App Library në iOS 14 organizon automatikisht alikacionet dhe ndryshon mënyrën e menaxhimit të aplikacioneve në krahasim me të kaluarën. App Library mund të konsiderohet si një hapësirë e re që organizon automatikisht të gjitha aplikacionet në një pamje të vetme dhe shfaq ato që mendon se janë më të nevojshme për përdoruesin në atë moment.
Dëshironi të testoni iOS 14 në pajisjen tuaj? Tani mund ta bëni edhe ju, falë versionit beta publik. Por ju ftojmë të bëni kujdes pasi bëhet fjalë për një version beta dhe si e tillë përmban bug. Përpara se ta instaloni ju rekomandojmë të bëni një backup të iOS 13 në iTunes ose iCloud. Në këtë mënyrë nëse dëshironi të ktheheni pas, mund ta bëni pa problem dhe pa humbur asgjë.
Apple ka lëshuar dje versionin e parë beta publikiOS 14, duke i dhënë mundësinë edhe përdoruesit të thjeshtë që të testojë version më të ri iOS që do të lëshohet zyrtarisht për të gjithë gjatë vjeshtës. Versioni i parë beta publik i iOS 14 korrispondon me versionin e dytë beta për zhvilluesit.