iOS 15
do të vijë zyrtarisht për të gjithë përdoruesit më 20 Shtator. Versioni më i ri i sistemit operativ iOS do të shtojë funksionet e reja për FaceTime, Messages si dhe funksionin LiveText. Me këtë versioni të ri iOS, të gjithë përdoruesit iPhone mund të përdorin përmirësimet që janë bërë në FaceTime, përfshirë shtesën për hapësirën e tingullit dhe funksionet për zvogëlimin e zhurmës me të cilën largohen tingujt e padëshirueshëm që vijnë nga prapavija.


Janë përmirësuar aplikacionet Messages që shtoi funksionet e reja “ndajmë me ju” që lehtëson përcjelljen e fotografive, muzikës dhe artikujve të ndryshëm të lajmeve që shpërndahen. Apple gjithashtu ka ndërruar njoftimet, me një vegël të re për kontrollin se si duhet të pranojmë paralajmërimet. Regjimi i ri “Focus” ju mundëson të shkyçni të gjitha paralajmërimet, përveç aplikacioneve dhe njerëzve për të cilët dëshironi të dëgjoni çdo të re, e mund të përpiloni një profil të veçantë pune.


E një prej karakteristikave më intriguese të iOS 15 është LiveText, që përdor kamerën për skanimin e informacioneve tuaja. Për shembull, në një tabelë të bardhë mund të shfaqet teksti i shkruar me të cilin vendosni nëse dëshironi ta ndani. 


Pajistet që mund të instalojnë iOS 15 janë: iPhone 12 Mini,  iPhone 12,  iPhone 12 Pro, iPhone 12 Pro Max, iPhone 11, iPhone 11 Pro, iPhone 11 Pro Max, iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR, iPhone X, iPhone 8, iPhone 8 Plus, iPhone 7, iPhone 7 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE. /iPhoneAlbania


Sëbashku me modelet iPhone 13 ehe iPhone 13 Mini, Apple ka prezantuar edhe linjën e re iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max me disa funksionalitete premium që nuk i gjeni tek iPhone 13.  iPhone 13  Pro ka ekran 6.1-inç ndërsa 13 Pro Max 6.7-inç. CEO i Apple Tim Cook tha se linja Pro shtyn limitet tona me teknologjitë më të avancuara për përdoruesit që duan më të mirën nga iPhone.


Dizajni është paska ndryshe nga gjenerata e kaluar sepse modelet e reja iPhone 13 Pro kanë korniza prej çeliku me shkëlqim. Gjithashtu rreth sensorëve të kamerave janë tre unaza prej çeliku gjithashtu. Përveç kamerave wide dhe ultra wide, iPhone 13 Pro ka edhe një sensor të tretë telefoto me zmadhim optik 3x. Por kamerat wide dhe ultra wide nuk janë njëlloj me kamerat e iPhone 13 dhe 13 mini.




Vitin e kaluar vetëm linja iPhone 12 Pro Max kishte stabilizim optik me zhvendosje sensori. Kësaj here mbarë linja iPhone 13 vjen me këtë teknologji. Kryesisht modeli standard iPhone 13 merr të gjitha funksionet e avancuara të kamerës që ishin të kufizuara vetëm tek modelet Pro. Veçanërisht është një funksionalitet “Cinematic Mode” i cili gjurmon dhe mban në fokus një objekt në lëvizje në kohë reale. iPhone 13 Pro dhe Pro Max njëlloj si iPhone 13 dhe 13 mini realizojnë video ProRes.


Por çfarë kanë të veçantë kamerat e iPhone 13 Pro?

  • Kamera 77mm telefoto ka zmadhim optik 3x
  • Kamera ultra-wide me hapje f/1.8 përmirëson performancën në dritë të paktë me 92%
  • Kamera wide (kryesore) me hapje f/1.5 përmirëson performancën në dritë të paktë me 2.2 herë.
  • Për herë të parë mund të përdorni Night Mode në të gjitha kamerat.




iPhone 13 Pro dhe Pro Max vinë me ekranin Pro Motion me frekuencë të adaptueshme që sillet mes 10 deri në 120Hz në varësi të asaj çfarë përdoruesi po bën me smartfonin. Për shembull nëse po shikoni një film, iPhone do të përdorë një frekuencë më të ulët për të kursyer jetëgjatësinë e baterisë.


Duke qenë se iPhone 13 Pro Max është smartfoni më i madh i tërë linjës, do të merrni më shumë jetëgjatësi baterie. Apple premton 2.5 orë më shumë në 10 Pro Max dhe 1.5 orë më shumë në iPhone 13 Pro. Njëlloj si modelet standarde, 13 Pro dhe 13 Pro Max vinë me çipin A15 Bionic. Dizajni i tij prej 5 nanometër përmban 15 miliardë tranzistorë në kombinuar në 2 bërthama të performancës së lartë dhe 4 të performancës së ulët.




Për modelet Pro është ndërtuar një grafikë e re me 5 bërthama. Porositë fillojnë të Premten dhe smartfonët janë të disponueshëm në dyqane më 24 Shtator. Janë të disponueshëm 4 modele 128GB, 256GB, 512GB dhe për herë të parë një model 1TB. iPhone 13 Pro kushton 999 dollarë ndërsa modeli Pro Max 1,099 dollarë, respektivisht, dhe vijnë në gjyrat grafit, ari, argjend dhe blu sierra. /iPhoneAlbania  


Apple ka prezantuar iPhone 13 dhe iPhone 13 mini gjatë konferencës së djeshme. Pajisjet shfaqin një pamje të re me një sistem me dy kamera, të cilat janë të vendosura në mënyrë diagonale. Modelet e reja më ekonomik të Apple vijnë në pesë ngjyra të reja: rozë, blu, të zezë, të bardhë dhe të kuqe. Dhe sigurisht, ka një proçesor të ri brenda.



A15 Bionic – është CPU-ja më i shpejtë në çdo telefon inteligjent, deri në 50% më i shpejtë sesa konkurrenca për detyrat intensive grafike. GPU me katër bërthama jep deri në 30% grafikë më të shpejtë dhe ka edhe një motor të ri nervor me 16 bërthama. Çipi është bërë duke përdorur proçesin e prodhimit 5nm dhe Apple mburret se ka gati 15 miliardë transistorë brenda.



Konsumatorët nuk do të kenë një ekran plotësisht të pandërprerë në iPhone-in e ri: Smartfoni i fundit i Apple ka ende një nivel (notch) për kamerën e tij të përparme në krye të ekranit, por është më i vogël se në të kaluarën. Ka një aparat fotografik me kënd të gjerë 12 MP dhe një aparat fotografik me kënd ultra të gjerë 12 MP. Kjo do të thotë se kapet 15 për qind më shumë dritë sesa me modelet e mëparshme. Përveç kësaj, është instaluar stabilizuesi fizik i imazhit. E gjithë gjëja qëndron në një strehë alumini të bërë nga materiali i ricikluar.



Softueri i kamerës është zgjeruar për të përfshirë një funksion që supozohet të sjellë pak Hollywood në smartphone. Quhet “Mënyra kinematografike” dhe imiton lëvizjet e kamerës së filmave artistikë. Me prezantimin e teknologjisë 5G vitin e kaluar, kompania ka shtuar këtë vit antena më të avancuara. Gjithashtu thotë se duke kombinuar softuerin, baterinë dhe çipet e reja, iPhone 13 ka një jetëgjatësi 2.5 orë më shumë ndërsa 13 mini 1.5 orë më shumë.  


iPhone 13 do të jenë i disponueshëm duke filluar nga 799 dollarë dhe iPhone 13 Mini do të kushtojë 699 dollarë.  Kapaciteti minimal I hapësirës do të jetë 128 GB. /iPhoneAlbania


Dëshironi të testoni iOS 15 në pajisjen tuaj? Tani mund ta bëni edhe ju, falë versionit beta publik. Por ju ftojmë të bëni kujdes pasi bëhet fjalë për një version beta dhe si e tillë përmban bug. Përpara se ta instaloni ju rekomandojmë të bëni një backup të iOS 14 në iTunes ose iCloud. Në këtë mënyrë nëse dëshironi të ktheheni pas, mund ta bëni pa problem dhe pa humbur asgjë.

Sipas një raporti të publikuar nga Morgan Stanley, prodhimin e parashikuar për iPhone 12 mini Apple e ka kaluar në iPhone 12 Pro, konkretisht për 2 milionë njësi. iPhone 12 mini është zhgënjimi më i madh i vitit për Apple edhe pse në terësi linja iPhone 12 konsiderohet shumë e suksesshme. Madje kërkesa për iPhone 12 Pro është më fortë se sa kishte imagjinuar Apple.


Sipas një raporti të publikuar nga Morgan Stanley, prodhimin e parashikuar për iPhone 12 mini Apple e ka kaluar në iPhone 12 Pro, konkretisht për 2 milionë njësi. Në tremujorin e parë të 2021 kompania do të prodhojë më pak iPhone 12 mini dhe më shumë iPhone 12 Pro. Në letër varianti më i vogël i iPhone të këtij viti duhet të ishte një hit. Ofron eksperiencën e një flagshipi në madhësi të vogël.


Përdoruesit marrin ekranin OLED, Face ID, procesorin A14 e madje edhe 5G në madhësinë e një iPhone të vjetër. Dhe me çmim prej 699 dollarësh është modeli me kosto më të përballueshme. Por mesa duket nuk ka mjaftuar për të joshur konsumatorët të cilët janë vënë në kërkim të modeleve më të mëdha. Ndërsa iPhone 12 Pro fillon nga 999 dollarë dhe ka fuqi të avancuara fotografike mbase edhe për emërtimin “Pro” që bart. Apple nuk jep detaje rreth shitjes së modeleve individuale të iPhone.


Apple publikoi listën e shumëpritur vjetor të aplikacioneve dhe lojërave më të mira të 2020. Njëlloj si vitet e kaluara, editorët e Apple Store përzgjodhën fitues bazuar në disa faktorë si cilësia e aplikacionit, dizajni kreativ, përdorshmëria dhe përdorimi i teknologjisë së Apple.


Më të mirët e 2020-ës ishin ato aplikacione dhe lojëra që ja lehtësuan njerëzve realitetin e ri të punuarit dhe jetuarit nga shtëpia. Për shembull aplikacioni i stërvitjes në shtëpi Wakeout! ishte aplikacioni i vitit për iPhone ndërsa Zoom aplikacioni i vitit për iPad.


Disney+ i cili ndihmoi familjet duke i argëtuar me përmbajtje gjatë izolimit të koronavirusit ishte aplikacioni i vitit për Apple TV. Ky shërbim ishte më miri edhe në Google Play. Ndërsa lista e lojërave më të mira kryesohej nga Genshin Impact i shpallur fitues edhe në listën e Google Play. Legends of Runeterra është loja e vitit në iPad; Disco Elysium loja e vitit në Mac, Dandara Trials of Fear loja e vitit në Apple TV.


Fantastical u shpall aplikacioni i vitit në Mac, ndërsa aplikacioni i qetësimit dhe gjumit Endel fitoi në kategorinë e aplikacioneve të Apple Watch. Të njëjtën bëri Google duke shpallur aplikacionin Loona si më i miri i 2020. Aplikacionet dhe lojërat më të shkarkuara të 2020 ishin:


Aplikacionet pa pagesë për iPhone

  • ZOOM Cloud Meetings
  • TikTok
  • Disney+
  • YouTube
  • Instagram
  • Facebook
  • Snapchat
  • Messenger
  • Gmail
  • Cash App


Aplikacionet me pagesë për iPhone

  • TouchRetouch
  • Procreate Pocket
  • Dark Sky Weather
  • Facetune
  • HotSchedules
  • AutoSleep Track Sleep
  • The Wonder Weeks
  • SkyView
  • Shadowrocket
  • Sky Guide


Lojërat pa pagesë për iPhone

  • Among Us!
  • Call of Duty: Mobile
  • Roblox
  • Subway Surfers
  • Ink Inc. – Tattoo Drawing
  • Magic Tiles 3: Piano Game
  • Brain Test: Tricky Puzzles
  • Brain Out
  • Coin Master
  • Cube Surfer!


Lojërat me pagesë për iPhone

  • Minecraft
  • Plague Inc.
  • Heads Up!
  • Monopoly
  • Bloons TD6
  • Geometry Dash
  • NBA 2K20
  • Grand Theft Auto: San Andreas
  • The Game of Life
  • True Skate


Samsung Galaxy Note 20 Ultra është padyshim një telefon potent me ekran të madh, kamera të fuqishme, memorie të lartë por si krahasohet me telefonin e Apple kur bëhet fjalë për performancën? Jo aq mirë. YouTube Gary Sims vuri telefonin përballë iPhone 12 dhe rezultat janë ndryshe nga ajo që shohim në letër.


E thënë thjeshtë iPhone 12 shkatërroi Note 20 Ultra. Avantazhin më të lartë e ka tek procesori ku përfundoi testimin në 32.5 sekonda krahasuar me Note 20 Ultra në 38 sekonda. Gjithashtu fitoi bindshëm edhe në testimin grafik. iPhone 12 përfundoi testimin në 1 minutë e 3 sekonda ndërsa Note 20 plot 14 sekonda më herë.


Ndryshe nga testime që jeni mësuar të shikoni, ky testim fokusohet tek aftësia e telefonit për të punuar me aplikacione dhe jo në hapjen e tyre. Është një testim i vërtetë i fuqisë së smartfonit. Kështu ky krahasim vendos procesorin më të mirë celular të Apple A14 Bionic me procesorin më të mirë të smartfonëve Android Snapdragon 865 Plus. /iPhoneAlbania