iPhoneAlbania është blogu i parë shqiptar i dedikuar produkteve Apple dhe në veçanti iPhone. Lind në Prill të Vitit 2011, në formën e një reviste online dhe përmban informacione rreth iPhone, si kuriozitete të ndryshme, programe të reja, guida, review të programeve të huaja dhe shqiptare në App Store, programet më interesante nga Cydia e shumë e shumë informacione të tjera. iPhoneAlbania, nuk është një faqe zyrtare e Apple, por përmban informacione të ndryshme të mbledhura në rrjet dhe artikuj e opinione të autorëve të faqes.


Info

Kemi bërë recensione të disa programeve shqiptare dhe kemi bashkëpunuar me faqe shqiptare dhe kosovare mjaft të njohura. Kemi edhe disa rubrika; Aplikacione në ofertë, Loja e javës, App falas i javës, iPhoneAlbania Genius, Këndi i Fillestarëve dhe 3 App për iPhone. Për momentin jemi një blog modest dhe me pak artikuj, por synimi ynë është që të bëhemi faqja e riferimit për të gjithë përdoruesit shqiptar të iPhone në Shqipëri edhe jashtë.

Repository: iphonealbania.myrepospace.com
Forum: forum.iphonealbania.net
Facebook: facebook.com/iphonealbania
Twitter: twitter.com/#!/iPhoneAlbania11
YouTube: http://www.youtube.com/user/iphonealbania
RSS: http://www.iphonealbania.net/feeds/posts/default

Statistika

  • 49.370 vizita në muaj (të dhënat Google Analytics) 
  • 11.953 përdorues unik në muaj (të dhënat Google Analytics) 
  • 113.946 faqe të shikuara në muaj (të dhënat Google Analytics) 
  • 160 lexues të përditshëm nëpërmjet Feed RSS (të dhënat Feedburner) 
  • 438 të rregjistruar në Forum 
  • 18.105 fan në Facebook dhe 555 ndjekës në Twitter
(përditësimi i fundit 30.11.2014)

Legal

iPhoneAlbania është një faqe amatoriale dhe nuk është e lidhur dhe nuk kërkon të zëvëndësojë faqen zyrtare të Apple Inc. Të gjitha materialet që ne publikojmë janë të lëshur nën liçensën Creative Commons që mbron të drejtat e përkatësisë dhe ndalon riprodhimin në faqet e tjera. Të gjitha imazhet i përkasin iPhoneAlbania dhe pronarëve të tyre legjitimë. Pjesa më e madhe e banerave të ekspozuar në këtë faqe, janë të gjeneruar automatikisht, pasi janë pjesë e qarkut Google Adsense, kështu që nuk marrim asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Zgjidhje për zhvilluesit e aplikacioneve...

Jeni një zhvillues aplikacionesh për iPhone ose bëni pjesë në një shoqëri që merret me promovim apo marketing të programeve të rregjistruara në Developer Program të Apple? iPhoneAlbania ju ofron një zgjidhje për të promovuar aplikacionet tuaja në mënyre që fitimet tuaja të rriten dhe fjala të përhapet sa më shumë. Gjithashtu ne ofrojmë edhe një repository ku mund te publikoni programet, lojërat ose temat tuaja.

Review

Nëse dëshironi që stafi ynë të shkruajë një review mbi aplikacionin tuaj, mjafton të na dërgoni një email ku na raportoni aplikacionin tuaj duke specifikuar titullin e aplikacionit dhe funksionet kryesore. Për aplikacionet me pagesë do të kërkojmë një kod redeem, për ta testuar dhe pasur më shumë informacion.

Konkurs redeem

Për të organizuar një konkurs ku mund të fitohen kode redeem, për një aplikacion është një mënyrë mjaft e mirë për të promovuar punën e bërë, me një kosto të papërfillshme. Konkurset tona do të organizohen me përzgjedhjen ditore ose për një periudhë më të gjatë, të një fituesi të ekstraktur me anë të një programi. Në këtë mënyrë do të tërhiqni vëmëndjen e qindra përdoruesve dhe konkurset tona janë një mënyrë mjaft e mirë për të rritur dukshmërinë dhe fitimet, pa pasur nevojë të investoni në publicitete.

Publicitet

Nëse doni të shfrytëzoni publicitetin, mund të blini hapësirën e një banneri në faqen tonë. iPhoneAlbania është blogu i parë shqiptar i dedikuar tërësisht Apple iPhone dhe reklama juaj do ti drejtohet një publiku mjaft të interesuar për produktin tuaj. Për formatet që ofrojmë dhe informacione të tjera, ju ftojmë të vizitoni këtë faqe.

Jeni një prodhues apo shitës aksesorësh iPhone?

Nëse jeni një prodhues aksesorësh për iPhone ose keni një dyqan online dhe dëshironi të bëheni të njohur, mund të na dërgoni produktet tuaja për të marrë një recension falas nga ana e stafit tonë.