Na ndihmoni në rritjen e kësaj faqeje. Në qoftë se edhe ju jeni të apasionuar pas botës Apple, bashkëpunoni me ne, duke shkruar ndonjë artikull. Nëse jeni të interesuar na kontaktoni në info@iphonealbania.net dhe ne do ju dërgojmë ftesën për tu bërë autorë dhe mund të filloni menjëherë të postoni artikujt tuaj në iPhoneAlbania.
iPhoneAlbania kërkon bashkëpunëtorë në stafin saj për të kontribuar në rritjen e cilësisë së faqes. Kërkojmë blogger që të jenë në gjëndje të shkruajnë në faqen tonë lajmet kryesore të publikuara në faqet shqiptare apo ato ndërkombëtare rreth Apple. Për të bashkëpunuar me ne ju mjafton të na dërgoni një email në adresën: info@iphonealbania.net duke u prezantuar me një përshkrim të vogël si: moshën edhe interesat tuaja.

Kriteret që duhet të plotësoni janë: të keni në përdorim një iDevice, të keni familjaritet me argumentat që trajtojmë në faqen tonë, të zotëroni mirë gjuhën shqipe (të shkruani në gjuhë letrare), të keni njohuritë bazë se si funksionon një web faqe. Do ishte perfekte sikur të njihnit mirë edhe një gjuhë të huaj, pasi lajmet kryesore që publikohen në këtë blog, vijnë nga faqe të huaja.

Nuk kërkojmë një numër të caktuar artikujsh, gjithëseicili nga ju mund të shkruaj aq sa ka kohë të lirë, mund të jetë 1 artikull në ditë, 2-3 artikuj në javë apo 5-6 artikuj në muaj, kjo nuk ka shumë rëndësi. Në fillim bashkëpunimi nuk përfshin shpërblime në para, por shkëmbim të njohurive mes nesh në mënyrë që një ditë të mund të na krijohen disa mundësi të tjera më interesante të gjithëve. /iPhoneAlbania