Pas kërkesave të shumta nga ana e përdoruesve, Nintendo ka njoftuar zyrtarisht se do të lëshojë një version të Mario Kart për pajisjet mobile. Ky version është aktualisht në zhvillim e sipër. Detajet e lojës janë akoma të panjohura, por kompania ka deklaruar se do të lëshohet në 13 muajt e ardhshëm.

Lajmi për lojën Mario Kart për iOS vjen pas lëshimit në App Store të lojërave si Super Mario Run dhe Animal Crossing. Për shumë vite, fansat e Mario Kart kanë kërkuar një version për iPhone dhe iPad. Nintendo ka bërë të ditur se loja nuk do të lëshohet përpara Marsit 2019. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment