Microsoft po teston një funksion të ri përsa i përket sigurisë së Windows 10. Në këtë version përdoruesi do të ketë mundësi të përdorë kredencialet që gjenerohen nga programi për iPhone, Authenticator. Nëpërmjet një butoni që do të shfaqet gjatë fazës së intalimit të parë, ju mund të zgjidhni të përcaktoni si kredenciale për aksesimini në sistem, të dhënat që do të gjenerohen nga iPhone.

Windows 10 S ose Store, është versioni i cili ekzekutohet vetëm me programe të shkarkuara nga Store i Microsoft dhe në versionin e fundit të publikar publikuar, ai suporton komunikimin me programin Authenticator, i cili do t'ju njoftojë direkt në iPhone, nëse në versionin Windows që po instaloni, doni të përdorni kredencialet që gjenerohen nga programi Authenticator. Në këtë mënyrë përdoruesi nuk do të ketë nevojë të vendos ose të mbajë mënd asnjë fjalëkalim pasi do të menaxhohet nga programi në fjalë.

Versioni i ri i Windows 10 pritet të sjellë risi të reja, ku ndër to mund të përmëndet dhe mundësia për të konfiguar më shumë se një proçesor grafik, funksioni i kontrollit nëpërmjet retinës së syrit, përmirësime në funksione të teknologjisë Bluetooth si dhe përmirësime grafike të versionit aktual.  /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment