Në një intervistë për Billboard, Sophie Hawley-Weld dhe Tucker Halpern që janë pjesë e grupit muzikor dance Sofi Tukker, kanë ndarë disa detaje të këngës së tyre të suksesshme "Best Friend", pasi që Apple e ka përzgjedhur atë për publicitetin e iPhone X. Kënga "Best Friend" është përzgjedhur nga Apple për spotin e lançimit të iPhone X, të publikuar online dhe në TV gjatë kësaj vjeshte.

"Kur Apple na kontaktoi në shtator, dinim vetë se Best Friend do të shoqëronte spotin e një produkti të kompanisë, por nuk e prisnim që të ishim protagonistët e publicitetit të produktit më të rëndësishëm të prezantuar nga Apple vitet e fundit" deklaroi Hawley-Weld.

Grupi po regjistronte videon e këngës "Best Friend" në Ibiza kur janë kontaktuar për herë të parë nga Apple. Kompania mendonte se kjo këngë ishte perfekte për publicitetin e dedikuar Animoji: "Ishim të  surprizuar dhe të lumtur që po kontaktoheshim nga Apple dhe pranuam menjëherë". Sot, falë Apple Music, por sidomos falë publicitetit të iPhone X, kënga Best Friend rënditet në 100 këngë më të dëgjuara në SHBA. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment