Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm që lidhet me chip-in e modem-it që gjejmë në iDevice-t si iPhone apo iPad. Sipas portalit KGI, do të jetë kompania Intel që do të prodhojë të gjitha chip-et modem për iDevice-t e ardhshëm.

Aktualisht 70% e nevojave të Apple mbulohet nga kompania Qualcomm dhe pjesa tjetër nga Intel. Midis atyre, Apple ka zgjedhur Intel dhe duket se e ka bërë këtë zgjedhje për teknologjinë e arritur në këtë sektor. Intel premton se chip-et modem që do të gjejmë në iDevice-et e ardhshme do ti japin mundësi përdoruesit të zgjedhë midis teknologjisë CDMA ose GSM. Kjo do të thotë se një iPhone i blerë me kontratë nga AT&T do të ketë gjithashtu dhe mundësinë për ti vendosur një skedë SIM.

Tjetër avantazh i kësaj teknologjie është dhe shpejtësia e suportuar për teknologjinë LTE. Chip-i do të suportojë shpjetësinë maksimale të ofruar nga rrjeti telefonik e cila do të jetë gati 2 herë më e shpjetë se teknologjia e ofruar nga Qualcomm. Kjo risi në iPhone pritet të vij tek versioni i ardhshëm i cili do të prezantohet në vjeshtën e këtij viti. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment