Në përgjigjen zyrtare të dërguar nga Apple në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara dhe Entit Federal të SHBA-së, përgjegjës për mbikqyrjen e bursës, kompania konfirmon se opsioni për ç'aktivizimin e opsionit për ç'aktivizimin e funksionit që redukton performancën e iPhone me bateri të konsumuar, do të jetë i disponueshëm muajt e ardhshëm në versionin beta të iOS 11.3.

Në përgjigjen e dërguar axhencive qeveritare që kanë kërkuar më shumë detaje nga Apple, kompania amerikane ka konfirmuar se ka nuk patur ndërmend të reduktonte qellimish performancën e iPhone për të inkurajuar përdoruesit për të blerë modelet më të reja iPhone.

Me këtë përgjigje zyrtare, Apple ka konfirmuar se funksioni për menaxhimin e kursimit të baterisë do të jetë i disponueshëm për të gjithë pranverën e ardhshme. Versioni i parë beta që do të integrojë këtë funksion do të jetë i disponueshëm në shkurt. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment