Para pak ditësh Apple ka nisur një program riparimi për një seri specifike të iPhone 7, të cilët vuajnë problemin e mungesës së rrjetit celular. Problemi shfaqet mbi ekran duke ju njoftuar se mungon rrjeti telefonik dhe mesazhi që do të shihni është "No Service".

Ai verifikuar tek një numër i limituar pajisjesh dhe Apple do të riparojë pa asnjë kosto. Gjithashtu të gjithë ata që kanë paguar më parë për të rregulluar këtë problem në Apple Service, do të rimbursohen. Model që preken nga ky problem janë A1660, A1780, A1779, dhe pjesa më e madhe e tyre janë shitur në vëndet Aziatike.

Nëse doni të verifikoni iDevice-in tuaj, prap tij do të gjeni numrin me 5 karaktere ku i pari është shkronja "A". Nëse ai i përket serive të përmëndura më sipër, atëherë duhet të drejtoheni tek një dyqan zyrtarë i Apple, dhe aktualisht në Shqipëri do ta gjeni në dyqanin iStore, tek Hotel International Tirana. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment