Pavarësisht se flitet për funksione të rëndësishme për iOS 12, me sa duket Apple do sjellë brenda këtij viti mundësinë për të ekzekutuar aplikacionet iOS edhe në Mac dhe anasjelltas. Kjo risi e rëndësishme mund të prezantohet gjatë WWDC në qershor, kur zhvilluesve do t'u jepet mundësia të projektojnë dhe zhvillojnë aplikacione që janë në gjëndje të funksionojnë si në pajisjet touchscreen ashtu edhe në ato klasiket që përdorin muose dhe tastierë. Praktikisht, një aplikacion i vetëm do të jetë në gjëndje të funksionojë si për iOS ashtu edhe për macOS.

Gjithçka do të integrohet në iOS 12 dhe macOS 10.1.4, të cilët do të jenë të disponueshëm në version beta në qershor, ndërsa lëshimi zyrtar për të gjithë do të jetë në shtator. Me këtë lëvizje, Apple mund t'i japë një shtysë të madhe aplikacioneve të Mac App Store, duke qenë se vitet e fundit gjithmonë e më shumë zhvillues po përqëndrohen vetëm tek aplikacionet mobile.

I ashtu-quajturi Project Marzipan mund të sjellë një nga ndryshimet më të mëdha software në historinë e Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment