Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Eve of Impact, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Eve of Impact është një lojë e cila ambjentohet në hapësirë dhe qëllimi do të jetë shkatërrimi i asteroidëve që po i drejtohen tokës, duke i lëshuar atyre rraketa në momentin që prekni mbi ekran. Loja shoqërohet nga një ambjent grafik e cila e bën shkatërrimin e planeteve ose asteroidëve tepër dramatik.


- Gif Me Camera, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Gif Me është një program për krijimin fotove me formatin GIF. Do të keni mundësinë të bashkoni në një sekuencë prej pak sekondash fotot që dëshironi pasi ti keni aplikuar efektet grafike që programi ofron, dhe më pas të ruani gjithçka në formatin GIF.


- Sketch Me: Sketch&Cartoon, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sketch Me është një program për modifikimin e fotove ku do të keni në dispozicion shumë efekte grafike të cilat i përkasin efekteve të animimit.  Me pak fantazi mund të modifikoni fotot në mënyrë mjaft profesionale dhe më pas ti publikoni ato në rrjetet sociale.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment