Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Pixel Driller, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pixel Driller është një lojë me aksion ku duhet të drejtoni një makineri që shpon tokën dhe të shkatërroni çdo pengesë që do gjeni në të. Duhet të kini kujdes nga blloqet që shpërthejnë të cilat mund të neutralizohen ndryshe nga të tjerat.


- Wee Rockets, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
We Rockets është një lojë që i dedikohet fëmijëve ku ato do të mësojnë të ndërtojnë rraketa hapsinore të cilat më pas mund ti lëshojnë. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur dhe do të jenë vetë fëmijët që do të ndërtojnë çdo gjë me fantazinë e tyre, duke shfrytëzuar elementët që i vihen në dispozicion.



- Kirakira+, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
KiraKira+ është një program i dobishëm i cili do ti shtojë disa efekte grafike mjaft interesante fotokamerës së iPhone. Efektet aplikohen në mënyrë mjaft të thjeshtë dhe ato i shtojnë çdo objekti në sfond, rrezatime drite plot ngjyra. Sot mund ta shkarkoni falas atë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment