Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Johnny Bonasera 1, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Johnny Bonasera është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni personazhin e lojës të hakmerret nga një grupi djemsh të cilët e keqtrajtojnë atë. Një nga një, ai do të marrë hak për çdo gjë që ato i kanë bërë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Fox Eats Chicks, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fox Eats Chicks është një lojë me aventurë ku ju do të ndihmoni një dhelpër të ushqehet duke ngrënë të gjitha pulat që do të gjej gjatë rrugës së saj. Kini kujdes sepse përpara se ti kapë ato, ajo duhet të evitoj të gjitha grackat.


- Bundle for iWork, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Bundle for iWork është një program i cili ju ofron mundësinë të shkarkoni dhe përdorni template të gatshëm për programin iWork i cili është ekuivalenti i Mac OS X, i paketës Microsoft Excel. Gjithashtu do të gjeni dhe struktura grafike të gatshme të cilat mund ti përdorni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment