Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Prompt: Beat Writers Block, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Prompt është një program i cili integron teknologjinë e inteligjencës artificiale e cila ju sugjeron ide gjatë shkrimit të një teksti. Nëse iDevice-in e përdorni për të mbajtur shënime, atëherë ja vlen ta shkarkoni.


- Oflow: For Creative Ideas, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Oflow është një program i cili ju ndihmon të organizoni idetë dhe të konsultoni me qindra ide të tjera të cilat mund ti konsultoni. Sot ky program mund të shkarkohet falas.


Incredible Box, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Incredible Box është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë. Duhet të spostoni kutitë në mënyrë të tillë që të kaloni nga ana tjetër, mbi ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment