Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

7 Planets, nga 1.79€, falas. /iPhone
Seven Planets është lojë mjaft e bukur me temë Kuic ku ju duhet të zhdukni nga bordi që përmban sfera me ngjyrë, ato që kanë të njëjtën ngjyrë. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


Dino Rush, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dino Rush është një lojë mjat e bukur me aventurë ku ju duhe të ndihmoni një dinosaur të vogël të mbijetojë nga kurthet e vëndeve që ai po eksploron. Mbi 2.5 milion përdorues kanë shkarkuar këtë lojë e cila po bën shumë sukses në App Store.


- Sms: Event Wishing Messages, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sms Event Wishing është një program i cili ju ofron një listë të gjatë me sms të gatshme të cilat mund ti dërgoni tek një ose më shumë kontakte. Gjithashtu përpara se ti dërgoni mund ti modifikoni sipas dëshirës.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment