Apple ka nisur të ndjejë eferktet e para të fushatës për zëvendësimin e baterisë së iPhone me çmim më të ulët. Ju kujtojmë se kjo iniciativë ka nisur me rastin e publikimit të një letre nga ana e Apple ku i kërkonte falje përdoruesve për ngadalësimin e pajisjeve me bateri të konsumuar.

Sipas një dukumenti të brëndshëm të publikuar nga Macrumors, duket se Apple nuk më në dispozicion bateri për iPhone 6 Plus, dhe kjo ka krijuar rradhë të gjata që nuk mund të zgjidhen përpara fundit të marsit dhe fillimit të muajit prill. Apple gjithashtu ka deklaruar se mund të ketë vonesa edhe në Lindjen e Mesme, Afrikë, Amerikën Latine, Rusi dhe Turqi.

Megjithëse Evropa nuk përmendet në këtë dokument, nëse jeni të interesuar të zëvendësoni baterinë dhe jetoni në një vend të Bashkimit Evropian, ju këshillojmë të kërkoni zëvendësimin e baterisë sa po të keni mundësi, për të mos pritur shumë gjatë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment