Reddit ka sinjalizuar praninë e një teme të re "dark" brenda aplikacionit zyrtar të YouTube, që me sa duket është e disponueshme vetëm për pak përdorues të zgjedhur. Me lançimin e iPhone X aplikacione të ndryshme për iOS janë përditësuar, duke shtuar një temë të re "dark". Arsyeja e kësaj zgjedhje është e thjeshtë: ekrani OLED i iPhone konsumon me të vërtetë pak energji kur pikselat janë të zinj (sepse fiken).

Në këtë moment YouTube po teston një version "dark" të aplikacionit të saj zyrtar për iOS. Nuk na mbetet veçse të presim përditësim e ardhshëm të këtij aplikacioni në App Store, falë të cilit do të shtohet funksioni "dark" për të gjithë përdoruesit. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment