Tani qytetarët e Prishtinës mund të informohen në kohë reale, për vendndodhjen e autobusëve të rinj përmes GPS-it. Komuna e Prishtinës ka prezantuar në App Store aplikacionin Trafiku Urban në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve komunale.

Shpend Ahmeti, tha se kjo është baza e trafikut urban, ndërsa në vitin 2018, Komuna e Prishtinës do t’i ketë edhe kartelat për trafikun urban. Ahmeti sqaroi se janë duke e pritur vetëm një përgjigje nga BERZH-i për ta blerë edhe pjesën tjetër të autobusëve.

Ndërsa, drejtori i Administratës në këtë Komunë, Muhedin Nushi, tha që kjo është vetëm faza e parë, pasi ky projekt i ka edhe dy të tjera. Në këtë projekt janë angazhuar dy studentë, Arianit Pajaziti dhe Rinor Bytyçi, të cilët kanë mundësuar që qytetarët e Prishtinës të njoftohen me kohën, vendndodhjen dhe informacione të tjera të nevojshme për trafikun urban. /iPhoneAlbania

Trafiku Urban | iOS 9 | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment