Kohët e fundit komuniteti i Jailbreak është bërë më aktiv dhe siç ju kemi njoftuar më parë, tashmë ju mund ta instaloni në iDevice që instaloj iOS 11.  Edhe pse pjesa më e madhe e komunitetit të iOS është fokusuar në funksionet e Jailbreak për versionin e sipërpërmëndur, ka një tjetër komunitet që me sa duket është fokusuar për të sjellë Jailbreak në iOS 10.3.x për chip-et A7-A9.

G0blin është versioni i Jailbreak për iOS 10.3.x dhe versioni RC1 vjen duke rregulluar shumë probleme të shfaqura në versionin RC0 por komuniteti ka raportuar një problem në lidhje me shkarkimin e programeve nga App Store nëpërmjet Touch ID. Ky funksion mund të mos punojë nëse iDevice juaj integron sensorin në fjalë.

G0blin RC1 vjen në versionin Semi Tethered dhe për ta instaluar duhet të përdorni programin Cydia  Impactor dhe më pas të përfundoni instalimin nga menu-ja Home, ashtu siç keni bërë deri tani me versionet e tjera. Nëse doni ta instaloni, atëherë mund ta shkarkoni nga këtu. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment