Apple ka publikuar një seksion të ri në App Store që i dedikohet aplikacioneve që ofrojnë një version prove të abonimeve të tyre. Në këtë listë janë të pranishëm tituj si Netflix, MUBI, Wattpad, Runtastic, HealthMetric dhe Sleep Cycle. Të gjitha këto aplikacione ofrojnë një shërbim abonimi vjetor ose mujor pa reklama, por përdoruesit mund t'i provojnë ato falas për një periudhë të caktuar.

Apple i ka ftuar zhvilluesit t'i shfrytëzojnë këto mundësi për më shumë se një vit, me një strategji që në disa raste mund të sjellë hyrje interesante, duke rritur në të njëjtën kohë edhe qëndrueshmërinë e platformës. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment