Aksionet e LG Display u rritën me shpejtësi ditën e Mërkure pas një raporti të Financial Times se kompania Koreane do të jetë furnizues i Apple me panele OLED për modelet e reja të iPhone këtë vit. Sipas raportit LG do të prodhojë 15 milion panele OLED për linjën e 2018-ës të Apple iPhone.

LG aktualisht është furnizues me ekrane OLED për iPhone 8 dhe 8 Plus por Samsung dominon linjën e furnizimit të OLED për iPhone X. Vetë LG ka konfirmuar diçka të tillë përmes një dokumenti zyrtar dërguar pranë autoriteteve Amerikane për tregtinë. Megjithatë situata pritet të ndryshojë me modelet e reja të raportuara të iPhone X 5.8-inç dhe 6.5-inç.

Raporti i ditës së sotme thotë se LG do të furnizojë kompaninë me ekran 6.5-inç OLED ndërsa Samsung me ekrane 5.8-inç OLED. Në Korrik të 2017-ës u tha se Apple ka investuar miliarda dollarë në një fabrikë të LG për prodhimin e ekraneve OLED. Kritikat ndaj kompanisë nuk munguan pas problemeve me ekranet e Google Pixel 2 të cilat shfaqnin shenja djegieje në skaje.

0 komente:

Post a Comment