Apple ka zbuluar të gjitha risitë e iOS 11.3 në një komunikatë zyrtare për shtyp. Një nga funksionet kryesore është edhe mundësia për të ç'aktivizuar menaxhimin energjitik që limiton përformacën e iPhone me bateri të vjetëruar, për të evituar që pajisja të fiket papritmas.

Në seksionin e dedikuar baterisë në menunë Settings, iOS 11.3 do të shfaqë jo vetëm gjëndjen e baterisë, duke sugjeruar zëvendësimin e saj nëse është e nevojshme, por do t'i ofrojë mundësinë përdoruesve që të ç'aktivizojnë menaxhimin e energjisë

Apple ka përmendur të gjitha pajisjet që do të kenë mundësi të menaxhojnë konsumin e baterisë, duke u nisur nga iPhone 6, por ajo që na bën përshtypje është se nuk janë përmendur dy modelet e fundit iPhone 8/8 Plus dhe iPhone X!

Apple ndoshta dëshiron të lërë të kuptohet se performanca e iPhone 8 dhe iPhone X nuk do të ketë ndikim nga gjëndja e baterisë? E vështirë ta themi me saktësi, ka mundësi që Apple t'i ketë lënë jashtë kësaj liste pasi bëhet fjalë për dy pajisje shumë të reja për të shfaqur probleme të tilla. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment