Pas skandalit të baterisë, Apple një dëm të madh për mënyrën se si ka vendosur të ngadalësojë pajisjet më të vjetra, duke vepruar direkt në frekuencën e proçesorit për të ruajtur baterinë nga fikjet e papritura. Megjthëse arsyet që e kanë shtyrë Apple të ndjekë këtë rrugë, mund të jenë të kuptueshme, kjo nuk i ka ndaluar presionet e përdoruesve dhe të medias, dhe gjëja më pozitive është se tani mund të ndërrojmë baterinë me një çmim mjaft të arsyeshëm.

Apple ka deklaruar se këtë vit do të shtojë një funksion software që do të njoftojë pronarin e iPhone se kur bateria është e dëmtuar. Por a mund ta provojmë këtë funksion që tani? Mjafton të shkarkoni një aplikacion të posatçëm nga App Store për të bërë një krahasim midis shpejtësisë së ekzekutimit të iPhone dhe shpejtësisë që duhet të punojë nëse CPU nëse bateria nuk është e dëmtuar. Ja si të veproni:

1. Hapni App Store dhe kërkoni aplikacionin Lirum Device Info Lite. Versioni Lite është i disponueshëm falas.

2. Hapni aplikacionin, zgjedhni ikonën Menu lart majtas dhe zgjedhni opsionin This Device.

3. Në faqen që do të hapet zgjedhni opsionin CPU.

4. Nëse zbrisni poshtë mund të vini re dy parametra: CPU Actual Clock dhe CPU Maximum Clock. I pari tregon shpejtësinë e proçesorit në momentin që po ekzekutoni aplikacionin, ndërsa i dyti shpejtësinë maksimale (default) të proçesorit tuaj kur bateria nuk është e dëmtuar.


5. Nëse CPU Actual Clock ka një vlerë më të ulët se CPU Maximum Clock, atëherë është e mundur që proçesori të jetë ngadalësuar për probleme me baterinë.

Ju kujtojmë se kjo nuk është një proçedurë zyrtare dhe se ajo do të vijë me përditësimin e ardhshëm iOS. Provojeni këtë aplikacion dhe komentoni poshtë këtij artikulli me rezultatet tuaja. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment