Nuk ka kaluar shumë kohë nga prezantimi zyrtar i iPhone X, dhe nuk mungojnë thashethemet për verisonin e ardhshëm të cilat fokusohen tek dimensionet e ekranit. Sipas ekspertëve versioni i ardhshëm nuk do të ketë teknologjinë më të fundit të ekranit OLED por një tjetër teknologji e cila i siguron kompanisë mundësinë për të krijuar një iDevice me dimensione 6.1 inch border anësore më të vogla se vetë iPhone X.

Teknologjia që do të përdoret, do të jetë LCD dhe do të sigurojë kualitetin 2160x1080 px dhe mbi të gjitha kjo teknologji do të influencojë ndjeshëm dhe në çmimin final i cili pritet të jetë më i ulët se ai iPhone X. Sipas parashikimeve pritet që çmimi të variojë nga 700 - 800$ dhe një përmirësim të ndjeshëm do të ketë dhe bateria pasi dimensionet më të mëdha i lejojnë inxhinierëve të instalojnë bateri më të fuqishme se paraardhësi. Në ditët në vazhdim do t'ju sjellim lajme të tjera në lidhje me ketë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment