Ascending News ka realizuar së fundmi një koncept të ri të iOS 12, sistemit mobile që pritet të lëshohet gjatë këtij viti. Në këtë koncencept dizajneri ka imagjinuar disa nga funksionet më të kërkuar nga përdoruesit, që mund të vijnë në iPhone, iPad dhe iPod Touch me iOS 12.

Le t'i analizojmë sëbashku funksionet e imagjinuara në këtë koncept:

  • Një ndërfaqe të re përdoruesi në Homescreen, më të pastër falë heqjes së emrave të aplikacioneve, pikërisht siç ka ndodhur me ato të menusë Dock në iOS 11. 
  • Njoftime të ndara në grupe në bazë të aplikacioneve. 
  • Funksione të reja të thjeshtuara për të menaxhuar më së miri hapësirën e pajisjes. Falë tyre mund të lirojmë hapësirë ose t'i ekportojmë në iCloud. 
  • Në rast se iPhone përfundon në duart e një shoku, është menduar një funksion që lejon përdorimin e një numri të limituar aplikacionesh. 
  • Një funksion për kursimin e energjisë me grafikë bardh e zi për të reduktuar në minimum konsumin e ekranit. 
  • Mundësinë për të bllokuar disa aplikacione me Face ID dhe Touch ID.

Po ju çfarë mendoni? A janë të nevojshme këto funksione? Po juve çfarë do ju pëlqente të kishit në iOS 12? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment