iPad Pro i ardhshëm mund të jetë i pajisur me një kamera TrueDepth në gjëndje të ofrojë funksionet e Face ID edhe për tablet. Ky lajm nuk është një surprizë, pasi edhe analisti i famshëm Ming-Chi Kuo i KGI e kishte parashikuar atë, megjithatë sot kemi patur një konfimim nga kodi Beta Developer 1 i iOS 11.3.

Janë gjetur brenda kodit disa referenca që flasin për një Modern iPad. emir Modern nuk është aspak diçka e re për zhvilluesit më të kujdesshëm, duke qenë se Apple më parë ka përdorur termin Modern iPhone për të identifikuar iPhone X në kodin e versioneve iOS që i kanë paraprirë prezantimit zyrtar.


Me sa duket do të kemi një iPad të ri të familjes Pro, me një dizajn të ngjashëm me atë të iPhone X. Fakti që gjurmët e kësaj pajisjeje janë shfaqur në iOS 11.3, na sugjeron se prezantimi i modelit të ri mund të bëhet gjatë WWDC 2018. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment