Muaj më parë Apple prezantoi produktin HomePod por deri tani ai nuk është hedhur akoma në treg dhe arsyeja është se ai duhet të kalonte kontrollet entit Amerikan për teknologjinë e komunikimit, FCC (Federal Communication Commission). Sipas ekspertëve, produkti ka kaluar të gjitha teste e bëra dhe pritet që shumë shpejt ta gjejmë atë në Apple Store.

Sipas premtimeve të Apple, produkti duhet të ishte në treg duke filluar nga Dhjetori i vitit 2017 por kompania kërkojë më shumë kohë për përfundimin final të projektit ku një nga problemet kryesore ishte dhe çertifikata nga enti FCC. Pritet që ky produkt të jetë në shitje menjëherë në Amerikë dhe Angli e më pas do të shpërndahet edhe në vënde të tjera.

Për të gjithë ju që nuk e dini HomePod është spikeri që mund të vendoset në ambjent dhe të kotrollohet nëpërmjet Siri, pra direkt nga një iDevice dhe mund të quhet rivali direkt i Amazon Echo dhe Goolge Home. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment