Screen Recording, ose rregjistrimi i ekranit është një nga funksionet risi të iOS 11 dhe i dobishëm për të krijuar video dimostrative si përshëmbull, mënyra se si përdoret një program. Për më tepër ai mund të shfrytëzohet nga programet e ndryshme dhe Facebook, në versionin e tij të ri, i jep mundësi përdoruesit të marrë sekuencën video të rregjistruar dhe ta publikojë.

Nëse shkarkoni versionin e fundit të Facebook, ai do të shtohet si një mundësi për tu zgjedhur, kur aktivizoni funksionin e Rregjistrimit të Ekranit në Qëndrën e Kontrollit të iOS, nëpërmjet funksionit 3D Touch. Pasi ju shfaqet mundësia për të përdorur Facebook si program për shpërndarjen e videos mund të keni një njoftim nga iOS i cili ju kërkoni të aktivizoni këtë funksion brënda programit Facebook.

Në fakt, nga testet e para është vënë re se funksioni akoma nuk është aktiv dhe nuk është akoma e qartë se si rregjistrimi i marrë nga ekrani juaj, do të shfrytëzohet nga Facebook. Pista më e besueshme është qëllimi i publikimit në rrjetin social. Në ditët në vazhdim do ju sjellim më shumë informacione në lidhje me këtë funksion të ri të Facebook. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment