Një aplikacion mesazhesh që funksionon vetëm kur bateria e telefonit bie nën 5%. Dhe përfshin bisedime për një takim apo njohje të reja. Aplikacioni quhet “Die with me” dhe është i disponueshëm si për pajisjet iOS dhe për Android. Qëllimi fillestar ka qenë “të bëhej diçka kur bateria është në fund”, siç shpjegon themelues ii saj belgu Dries Depoorter. Zakonisht kur bateria është në fund të kap ankthi.

Por nuk është rastësi që programi të lindë si një platformë takimesh, dhe i tillë ka mbetur. Duke pasur parasysh që hyn në funksion vetëm kur ka pak bateri në telefon, aplikacioni nuk ka gjë tjetër vetëm tekst, transmeton tch. Duhet të kesh një pseudonim, dhe pranë çdo mesazhi të dërguar ose të marrë tregohet përqindja e mbetur e baterisë. Dhe për të njëjtën arsye të kursimit të baterisë nuk mund as të dërgosh apo marrësh foto dhe video.

Por duket se aplikacioni ka dhe një qëllim psikologjik. Pse duhet të bisedosh me të panjohur, ndërkohë që bateria është në fund? Sfond i errët, grafika të thjeshta, Die With Me luan edhe me dëshirën për të zhvilluar biseda që sigurisht do të ndërpriten pasi telefoni do të fiket fare. “U zbavitëm shumë duke e realizuar dhe tashmë shohim njerëz të lumtur që bisedojnë edhe pse bateria është në të mbaruar”, thotë Depoorter.

Die With Me | iOS 8 | 0,99€ - App Store

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment