Në Shtator të vitit 2017 Apple prezantoi iPhone X dhe një ndër risitë teknologjike ishte dhe chip-i A11 ose i ashtu quajtuar chip-i Bionic me 6 njësi përpunuese ose Core. Gjatë prezantimit nuk u dhanë shumë detaje përveçse përshkrimit të përgjithshëm në të cilin thuhet:

Teknologjia e re e chip-it A11 Bionic Neural Engine, është ndërtuar mbi dizajnin hardware dual core dhe është në gjëndje të ekzekutojë mbi 600 miliard operacione në sekondë. Ai është dizenjuar për të ekzekutuar algoritme të cilat krijojnë artificiale ose AI si përshëmbull njohja e fytyrës ose Face ID apo Animoji si dhe të tjera... "

Në këto fjalë bie në sy termi Neural Engine të cilin Apple e përdor për të përfaqësuar një ekosistem hardware dhe software të ri, i cili po avancon në heshtje por pritet që në iDevice-et e ardhshme të sjellë rrevolucion përsa i përket funksioneve të një SmartPhone-i. Sipas ekspertëve ky ekosistem do të bëjë të mundur që SmartPhone-i të mësojë nga jeta e përditshme e përdoruesit dhe më pas të kryej shërbime për atë.

Inteligjenca artificiale pritet që të hapë horizonte të reja të cilat do të bëjnë SmartPhone-in akoma më prezent në jetën e përditshme. Nëpërmjet sensorëve si fotokamera apo ato të lëvizjes, iDevice do të jetë në gjëndje të mësojë nga ju dhe më pas t'ju ndihmojë.

Përshëmbull nëse jeni të mërzitur ose të lodhur nga stresi dhe shpesh dëgjoni të njëjtën pjesë muzikore apo artist, një iPhone do të jetë në gjëndje ta mësojë këtë sjellje tuajën.  Ai do të njohë shprehjen e fytyrës duke marrë informacion nga fotokamera, ku automatikisht do të përcaktojë gjëndjen emocionale dhe në bazë të informacioneve të mësuara nga e kaluara ai do të bëjë automatikisht për ju, të njëjtën gjë që bëni shpesh në atë rast, pra do të ekzekutojë pjesën muzikore të preferuar.

Shëmbulli i mësipërm është vetëm një nga funksionet e teknologjisë së inteligjencës artificiale dhe ekspertët mendojnë se Apple është nga kompanitë e para që ka investuar shumë në këtë sektor dhe chip-i A11 Bionic fsheh një potencial të vërtetë i cili do të bëhet më i fuqishëm me teknologjitë e reja që pritet të vijnë në treg gjatë vitit 2018. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment