Me fillimin e vitit 2018, Apple do të nisë programin për zëvëndësimin e baterisë tek iDevice-et iPhone 6, 6 Plus, 6s,  6s Plus dhe SE. Kujtojmë këtu problemet e raportuara nga shumë përdorues pas përditësimit të iOS në versionin 11, ku performanca e sistemit ka rënë ndjeshëm edhe pse fuqia hardware në këto iDevice është mjaft e lartë.

Në fillim Apple komunikoi rënia e performancës ishte pasojë e sistemit iOS i cili sjell funksione të cilat kërkojnë perfomacë të lartë hardware. Këtë deklarate, shumë përdorues nuk e morrën mjaft mirë pasi kjo seri iDevice-esh nuk ka aq shumë kohë në treg dhe fuqia hardware është pranë versioneve 7, si iPhone 7.

Para pak ditësh në tjetër deklaratë Apple ka pranuar se rënia e performancës vjen si pasojë e një problemi me baterinë i cili është bërë i dukshëm vetëm pas instalimit të iOS 11 dhe për këtë arsye do të nisë një program nëpërmjet të cilit Apple do të zëvëndësojë të gjitha bateritë kundrejtë kostos prej 29 $ dhe do të zgjasë gjatë gjithë vitit 2018.

Për të përcaktuar nëse bateria juaj do të jetë subjekt i këtij programi, ka disa mënyra por ajo zyrëtare është të shkoni tek Settings -> Battery dhe në rast se ajo është për tu ndërruar do të shihni njoftimin e mëposhtëm.

0 komente:

Post a Comment