Me lëshimine versionit të parë beta të iOS 11.3, Apple ka nisur një proçes rinovimi të aplikacionit iBooks. Sinjalet e para kanë ardhur që me këtë version të parë të sistemit operativ dhe kanë të bëjnë me emrin e aplikacionit, që tani do të quhet thjeshtë Books.

Apple ka ndërmend të modifikojë në mënyrë radikale edhe strukturën e aplikacionit për iPhone dhe iPad, duke sjellur një restyling grafik muajt e ardhshëm. Midis funksioneve të reja do të gjejmë seksionin "Reading Now", ku do të grupohen të gjithë librat që po lexojmë në atë moment. Do të shtohet edhe një seksion enkas për audiolibrat.

Modifikimet priten të vijnë me versionin final të iOS 11.3 që do të lëshohet në pranverë. Qëllimi i këtij rinovimi të Books qëndron në dëshirën për t'u rikthyer për t'i bërë konkurencë Amazon dhe Kindle. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment