Pas rekordeve të fundit të regjistruara nga App Store, dyqani virtual i Apple së shpejti mund të kalojë fitimet e të gjithë industrisë së kinemasë. Këto janë parashikimet statistike, të lëshuara nga Horace Dediu, për vitin 2018.

Në vitin 2015 App Store arriti të kalonte fitimet e kinemasë të regjistruara në Shtetet e Bashkuara. Hapi i madh mund të vijë në vitin 2018 duke kaluar fitimet globale të të gjithë industrisë kinematografike.

Bëhet fjalë për një rezultat të rëndësishëm që me shumë mundësi do të përmendet edhe nga vetë Apple në eventet e ardhshme mediatike. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment