Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Wordly, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Wordly është një lojë me temë kuic ku qëllimi është të gjeni sa më shumë fjalë nga lista e fjalëve të gjeneruara në mënyrë rastërsore. Me kalimin e niveleve gjithçka vështirësohet dhe duhet përqëndrim për ti gjetur ato. Ja vlen ta provoni!


Monster Hunt: Revolution, nga 0.89€, falas. /iPhone
Monster Hunt është një lojë mjaft e bukur ku ju duhhet të ndihmoni personazhin e lojës të eksplorojë botën e tij duke luftuar kundra krijesave të frikshme. Gjatë lojës do të keni mundësi të përmirësoni aftësitë e personazhit.


Translate 2 for Safari, nga 4.99€, falas. /iPhone, iPad
Translate 2 for Safari është një program i cili integrohet me browser-in Safari të iOS dhe do t'ju ofrojë funksionin e përkthimit dhe leximit me audio të një faqe interneti. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment