Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Line Command, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Line Command është një lojë e cila ambjentohen në hapësirë dhe qëllimi është të ulni të gjitha anijet luftarake në anije mbatëset. Duket e thjeshtë por në të vërtetë duhet të luftoni përpara se ta ulni në anije.


Orsus, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orsus është një lojë në të cilën ju do të drejtoni një grimcë  atomike në univers. Duhet të zbuloni të gjitha forcat që e pengojnë atë arrij skajet e hapësirës. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Office to PDF Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Offie to PDF është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të transformoni çdo file word ose excel, në formati PDF. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment