Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Tiggly Doctor: Spell Verbs, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tiggly Doctor është një lojë edukative e cila i dedikohet fëmijëve ku ato do të mësojnë të sillen si një doktorr duke gjetur të gjitha kuicet e fjalëve në anglisht në mënyrë që pacientët të shërohen. Sot atë mund ta shkarkoni falas.


- SudoCube: 3D Sudoku Cube, nga 0.89€. falas. /iPhone, iPad
SudoCube sjell në iDevice një mënyrë të re për të lujatur lojën e famshme Sudoku. Ju duhet të zgjidhni të gjithë lojën që ndodhet në çdo faqe të kubit i cili rretullohet në 3 dimensione. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


- Sum Up: Add Numbers in Text, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sum Up është një program i thjeshtë po mund të rrezultojë i dobishëm në disa situata. Nëse keni  shkruar tekst ku keni dhe shifra, Sum Up do të tentojë të bëjë llogaritje matematikore të shifrave duke shfaqur një total si rrezultat. Ky funksion do të thjeshtëzojë llogaritjet që duhet ti bëni me mënd.



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment