Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

System Activity Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
System Activity Monitor është një program i dobishëm për të monitoruar performancën hardware të iPhone. Programi do ju informojë në lidhje me memorien Ram që po konsumohet, hapësirën e zënë të  memories fikse si dhe informacione të tjera në lidhje me sensorët. Ja vlen ta merrni këtë program.


Notes Note-ify, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Notes Note-ify është një program i cili sjell në iDevice një menaxhues mjaft profesional i shënimeve tuaja. Programi na lejon gjithashtu që këto shënime ti ruajmë në Dropbox apo iCloud.  Ja vlen ta merrni këtë program.


Easy Translation, nga 9.99€, falas. /iPhone
Easy Translation është një program mjaft i dobishëm në qoftë se duhet të përktheni tekst nga një gjuhë në një tjetër. Për më tepër ju mund të përktheni një tekst në gjuhën e dëshiruar edhe më pas ta publikoni atë direkt në rrjete sociale të ndryshme si Facebook.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment