Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Magnifying Glass HD, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Magnifying glass është një program i dobishëm i cili do të transformojë fotokamerën e iPhone ose iPad në një lente zmadhuese për objektet që fokusoni. Sot ai mund të shkarkohet falas.


- Remote Pad for Mac, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Remote Pad është një program nëpërmjet të cilit mund të shtoni komanda tek numrat të cilat ju japin mundësinë të kontrolloni funksione të Mac. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Map for Contacts, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Map for Contacts është një program i cili ju jep mundësinë të keni informacione mbi vëndëndodhjen e një kontakti që keni në rubrikën telefonike. Programi do të lexojë informacionin e marrë nga të dhënat e kontaktit dhe do ta shfaqë atë në hartë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment