Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Mobius Of Magic, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Mobius of Magic është një lojë me aventurë dhe strategji në të cilën, pasi të keni mbaruaj stërvitjen me mjeshtrin, duhet të nise drejt betejave për të shpëtuar vëndin. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Card Matching Game, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Card Matching Game është një lojë me temë kuic ku duhet të bashkoni 2 imazhe me sa më pak lëvizje. Duket e thjeshtë por do të kërkojë impenjim dhe përqëndrim.


- Send Your Location, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Send Your Location është një program i cili kryen një funksion të thjeshtë por të dobishëm. Ai dërgon me sms të dhënat e vëndndodhjes pasi i ka marrë ato nga Google Map. Sot mund ta shkarkoni falas atë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment