Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Start Scales Pro for Guitar, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Star Scales Pro është një program i cili i dedikohet të apasionuarve pas instrumentit të kitarës. Ai përmban një manual të kompletuar me të gjitha shkallët e notave muzikore më të përdorura në botë. Nëse jeni të apasionuar pas këtij instrumenti, atëherë ja vlen ta shkarkoni atë.


- Snap To Call, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Snap To Call është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të nxirrni numra telefoni apo kontakte email nga një faqe me përmbajtje teksti. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Backup Contacts + Restore, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Backup Contacts është një program i cili ju lejon të ruani të gjithë rubrikën e kontakteve në një file, ta dërgoni atë me email dhe më pas ta përdorni në një iDevice tjetër. Nëse duhet të spostoni kontaktet tuaja nga një iDevice në një tjetër atëherë ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment