Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Bow Island, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Bow Island është një lojë argëtuese ku duhet të gjuani me hark tabelat në 10 misionet që ofrohen. E ndërtuar mbi një ambjent grafik mjaft të bukur, ju duhet të qëlloni në qëndër objektivat për të kaluar në misionin e rradhës.


Simpler Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Simpler Pro është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të menaxhoni listën e kontakteve. Ju mund ti ruani ato në file ose ti dërgoni në iCloud në mënyrë mjaft të thjeshtë. Ja vlen ta merrni atë.


Speech Recogniser, nga 2.79€, falas. /iPhone
Speech Recogniser është një program mjaft interesant i cili do t'ju japë mundësinë të shkruani mesazhe duke folur. Programi do të njohë të folurën edhe do ta transfojmojë atë në tekst të cilin mund ta dërgoni tek kontaktet tuaja. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment