Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Remote Drive For Mac, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Remote Drive është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të aksesoni file-et që keni në pc personale Mac dhe ti transferoni ato në një iDevice tjeter, vetëm me pak hapa. Sot këtë program mund ta merrni falas.


- Check Reviews, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Check Reviews është një program i dobishëm që ju lejon të gjeni përshtypjet e klientëve të App Store për një program që do të donit ta blini. Programi do të kërkoni kudo dhe më pas do t'ju shfaqë çdo informacion të mundëshëm për programin që po kërkoni.



Remote Pad for Mac, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Remote Pad është një program nëpërmjet të cilit mund të shtoni komanda tek numrat të cilat ju japin mundësinë të kontrolloni funksione të Mac. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment